Kupa e Shqipërisë: Partizani-Vllaznia dhe Teuta-Laçi

Që nga Olsi Rama, Matko Gjarmati dhe Sulejman Starova, të gjithë u shprehën se duan të fitojnë një trofë këtë sezon dhe ky trofe quhet Kupa e Shqipërisë. Me titullin kampion të “akaparuar” nga Tirana, është e kotë të shpresohet nga “fronti i Perëndimit”, ndaj shpresa është në “Frontin e Lindjes”, në Kupën e Shqipërisë. Shorti i hedhur në “Arenën Air Albania” (që tani do të jetë vetëm për ceremonitë e tilla deri në 25 maj), vendosi përballë Partizanin me Vllazninë si dhe Teutën me Laçin. Dueli i parë sidomos është shumë klasik dhe ngjan si finale e parakohëshme.

“Ne nuk e kemi mundur asnjëherë Vllazninë këtë sezon, por pikërisht kjo e bën më të bukur fitoren”, – foli “paradhënie” Edi Rama, drejtori sportiv i të kuqve. Kroati Matko Gjarmati, drejtori i shkodranëve, e gjeti edhe ai një përgjigje. “Mes Teutës e Partizanit do të zgjidhja Partizanin sepse nuk do të luajmë në Tiranë, por besoj në Elbasan”. Sa për Starovën e Teutës, “Bobi” gjithmonë është në pretendime, edhe pse durrsakët mbeten ende të rrezikuar për mbijetesën. “Ekipi është forcuar dhe kjo na jep shpresë për fitoren e Kupës”, – tha ai.

Sfidanti.al