Levandovski thyen edhe një rekord të Gerd Mylerit, këtë herë në Europë!

Legjenda polake po përpiqet t’i përngjajë asaj gjermane, ndonëse asnjëherë nuk mund të thuash se rekordmeni i ri është më i mirë sesa i vjetri. Robert Levandovski theu një tjetër arritje të Gerd Mylerit pasi u bë lojtari me më shumë gola për Bajernin në Champions (plus Kupën e dikurshme të Kampionëve). Sulmuesi realizoi 3 herë ndaj Salcburgut në Mynih dhe arriti në 68 gola ndaj 66 të “Bomberit të Kombit”. Myleri ka mesataren 0.89 gola për ndeshje, ndërsa Leva arrin në 0.88! Në total, Levandovski ka 85 gola në Champions, të shënuara në 104 ndeshje me një mesatare prej 0.82 golash për ndeshje, që është më e mirë se ajo e Mesit (0.81) dhe se e Ronaldos (0.77). Gjithsesi, Kristiano ka 140 gola në Champions në karrierë, duke qenë rekordmeni, ndërsa Mesi është në vendin e dytë me 125.

Sfidanti.al