Interi duhet të jetë optimist për titullin me këtë Brozoviç!

Në “Anfild” ishte ndoshta lojtari më i mirë në fushë, edhe pse ekipi i tij u eleminua. Marces Brozoviç ishte i shkëlqyer ndaj Liverpulit në ndeshjen e dytë të Championsit, me statistika prej kampioni të vërtetë duke bërë krenar veten dhe Kroacinë e tij. Të dhënat e mesfushorit zikaltër ishin shumë të mira. Ai pati 100 për qind sukses në kontrollin e topit, pati 67 prekje të topit, 59 pasime, 6 zotërime të fituara, 4 pasime në një të tretën e fundit të fushës, 2 interceptime të topit, 1 rast të krijuar dhe 1 duel të fituar. Vlerësimi nga agjencia “Skuauka Futboll” (Squaëka Football) ishte: “I shkëlqyer në mesfushë”. Me një lojtar të tillë, Interi mund të pretendojë që të fitojë titullin në Serinë A pavarësisht eleminimit nga Championsi.

Sfidanti.al