Do të kishte qenë një konkurrim shumë më i gjerë. Kandidatë të tjerë paskan pretenduar për të hyrë në garën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe emri më i njohur ndër ta ishte Lorik Cana. Burime të informuara pranë palëve në konflikt pohojnë ish-kapiteni i kombëtares ishte bindur që të merrte përsipër një përgjegjësi të tillë për të mirën e futbollit shqiptar. Gjithsesi, këto burime shtojnë se legjenda kuqezi u tërhoq nga gara pasi nisën konfliktet dhe sulmet, ndërsa presidenti Armand Duka e kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u pozicionuan kundër njëri-tjetrit. Në garën për president ishin parashikuar edhe kandidatë të tjerë, njëri prej të cilëve Gjergji Muzaka.
Gjithsesi, me kalimin e kohës gjithçka u përqëndrua në konfliktin Veliaj-Duka dhe në konkurrim mbetën vetë Duka, Shakohoxha dhe Starova. Zgjedhjet në Federatë u shtynë, dhe nuk u mbajtën në datën 2 mars siç ishte vendosur nga Komiteti Ekzekutiv, dhe kjo pas disa vendimeve të gjykatës për t’i shpallur të paligjshme. Asambleja u mblodh, por vendosi vetëm që zgjedhja e presidentit dhe e Komitetit Ekzekutiv të bëhej në 15 mars. Sidoqoftë, gjykata e la në fuqi vendimin që Duka të jetë i pezulluar nga çdo funksion, dhe nuk dihet nëse ngërçi do të zgjidhet deri në 15 të këtij muaji.
Sfidanti.al