Laçi “i jep një dorë” Tiranës, Kukësi e Vllaznia “ftojnë” Partizanin në Europë!

Duket se shumë prej ekipeve të Superligës shqiptare këto kohë kanë inflacion kulture dhe respekti. Nëse Tirana e Partizani prodhuan një 0-0 në derbi që u dha mundësi rivalëve të afroheshin e t’i kërcënonin, vazhdimi i javës së 24-ët ishte i tillë që i lehtësoi dy ekipet e kryeqytetit. Laçi, rivali më i afërt i kryesuesve, u ndal në 1-1 në Kamzë nga Kastrioti, ndërsa Kukësi e Vllaznia neutralizuan njëri-tjetrin në një barazim që nuk la asnjërën palë të kënaqur në “Elbasan Arenë”. Duket se Tirana, do apo nuk do, duhet të presë titullin në duar në fund të sezonit, ndërsa të kuqtë e trajnerit Mehmeti edhe kur gabojnë (nëse mund të quhet i tillë barazimi në derbi) e kanë sërish një mundësi. Pesë pikë largësi nuk janë aq shumë kur janë edhe 36 pikë në lojë, gjithnjë nëse Partizani nuk do të kthehet në “huqet” e vjetra.

Java 24: Kukësi-Vllaznia 0-0, Kastrioti-Laçi 1-1, Egnatia-Teuta 0-1, Tirana-Partizani 0-0. Sot, 16:45: Skënderbeu-Dinamo.

Renditja: Tirana 54, Laçi 45, Vllaznia 39, Kukësi 39, Partizani 34, Teuta 28, Egnatia 23, Kastrioti 22, Dinamo 20, Skënderbeu 17.

Sfidanti.al