Van Dajku vendos një rekord europian pas fitores së Liverpulit

Qendërmbrojtësi holandez është e qartë që bën pjesë tek elita botërore në futboll, ndërsa vazhdon të shtojë legjendën e tij. Pas fitores 1-0 të Liverpulit ndaj Uest Hemit në Premier Ligën angleze, Van Dajku ka 60 ndeshje radhazi në kampionat që nuk humbet. Ai ka 52 fitore dhe 8 barazime. Ky është rekordi i ri për një lojtar të një klubi europian në ndeshjet e kampionatit, pra jo vetëm për mbrojtësit. Këtë thekson agjencia e statistikave “Opta” që e cilëson Van Dajkun në nivel “perandorak”.

Sfidanti.al