“La Gazeta delo Sporti”, “Il Korriere delo Sporti”, si edhe “Tutosporti” kanë lavdërime të mëdha për skuadrën kuqezi pas fitores në Napoli. “Fuqi e Milanit, – shkruan “La Gazeta delo Sport”, që mund të përkthehet edhe “pushtet i Milanit”, – kuqezinjtë në krye, firmos Zhiru!” “Goditje e “djallit”, – titullin “Il Korriere delo Sporti”, – Milani mbron 2 pikët e epërsisë ndaj Interit! Napoli gabon gjithçka!” Edhe e përditshmja torineze, “Tutosport” pranon se “Zhiru bëri një goditje për titullin”.
“Ishte e drejtë që të festonim me tifozët tanë, – tha trajneri Pioli, – Një fitore e rëndësishme. Vërtet vlen vetëm 3 pikë si ndeshjet e tjera, por ishte ndaj një rivali direkt. Napoli na detyroi të punonim shumë dhe i falenderova lojtarët që vrapuan pa fund dhe nuk u dorëzuan. Vetëm kështu fitohen sfidat e mëdha. Duhet të kemi besim në aftësitë tona, sepse cilësitë i kemi. Kampionati megjithatë është ende i gjatë dhe duhet të ruajmë përqëndrimin”.
Sfidanti.al