Nuk dihet sesa i rëndë është lëndimi i pësuar, por ngjarja është e vërtetë. Kilian Mbape, që nuk luajti në ndeshjen e fundit të kampionatit francez për shkak pezullimi, mori një goditje në këmbë nga një shok skuadre dhe u shtri përtokë i dëmtuar madje duke lëshuar edhe një britmë. Ishte Geje që e shkeli pa dashje dhe sipas mediave spanjolle, Mbape është në dyshim për ndeshjen e Championsit ndaj Realit në “Santiago Bernabeu” që luhet këtë të mërkurë. Paris SG fitoi 1-0 në “Parkun e Princave” pikërisht me golin e Mbapesë në minutat shtesë, ndërsa mungesa e 23-vjeçarit mund të ishte një goditje e rëndë për francezët.
Sfidanti.al