Ivan Balliu humbi mundësinë e finales së Kupës së Mbretit!

Ishte në fushë titullar dhe “i paprekshëm” siç shkruajnë mediat spanjolle. Bashkë me shokët e tij bënë maksimumin duke qenë të eleminuarit e parashikuar pa asnjë shpresë, dhe thuajse mundën Betisin në fushën e tij. E tillë gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit për Rajo Vajekanon dhe futbollistin e kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, që u mundën vetëm pas gjuajtjeve të penalltive. “Ne jemi të përgatitur, – shkruante Balliu në Tuiter para ndeshjes, – kjo është një ëndërr për të gjithë”. Rajo thuajse e dërgoi ndeshjen në shtesë kur Bebe shënoi në pjesën e dytë, por goli i Borha Iglesias në sekondat e fundit shpëtoi vendasit. Betisi kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë jashtë fushe dhe do të luftojë për kupën e tretë të historisë së saj, ndërsa Rajo Vajekano kishte arritur në gjysmëfinale për herë të parë pas 40 vjetësh.

Sfidanti.al