S’do luajmë me Rusinë? Na fal Ukrainë, por kemi “luftën tonë”..

Na fal Ukrainë, por kemi “luftën” tonë! Vetëm kështu mund të shfajësohet FSHF dhe presidenti Duka për atë që ka ndodhur në orët e fundit. Ndeshja me Rusinë, në kuadër të Ligës së Kombeve, nuk do të luhet, për shkak të masave dhe sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Për këtë mund të thuhet “ bravo Shqipëria”! Por vendimin nuk e paska marrë FSHF dhe “kryeministri” i shtetit të lodhur të futbollit, zoti Duka , por Ministrja e Jashtme , Olta Xhaçka. E kishtë bërë Federata e Futbollit në Poloni, pa pritur vendimin qeveritar, madje sulmuesi emblatik i tyre , Levandoski, kishte qënë i pari në reagim: “ Si mund të luanim me Rusinë, kur ata po zaptojnë Ukrainën dhe po trondisin paqen botërore..”

Po ku ta ketë mëndjen Federata jonë: tek lufta “e largët” në Ukrainë, apo tek lufta e saj që ka plasur , ku si tanke janë shoqatat , por më të fortë dolën antitanket..gjykatat! Dhe kjo është lufta më e besueshme në këto 20 vite, qyshse ndodhi “pushtimi i topit” . Kishim vite që e prisnim dhe erdhi më në fund: një ndeshje “derbi” midis Shtetit të madh dhe shtetit të llastuar që krijoi “qeveria e futbollit”.

Dhe dita e madhe po troket , por sa më shumë afron ora, aq më shumë rritet frika.Nesër, sikur të ndodhi, mund të shpallet e “marta e zezë” nëse federalistët do të mblidhen për të bërë Asamblenë e mbijetesës duke kundërshtuar vendimet e Gjykatave, duke injoruar edhe një herë, atë që nuk kanë njohur në këto dy dekada..ligjin !

Sfidanti.al