Skuadra e trajnerit Simone Inzagi vazhdon të zhgënjejë këto kohë, të paktën përsa i përket rezultateve, porse tek Interi kanë diçka për të cilën të gëzohen. Edhe pse mund të mos jetë një gjë shumë e madhe, flitet për kampionatin e ekipeve Shpresa, sërish është bukur të triumfosh 3-0 në fushën e një rivali të madh si Juventusi. Ndeshja e luajtur në kompleksin në Vinovo të Torinos u fitua edhe falë shqiptarit nga Kosova, Hoti, që shënoi golin e parë për milanezët. Kjo ishte një hakmarrje për humbjen 0-2 të pësuar në shtëpi në fazën e parë.
Sfidanti.al