Pioli e mendon titullin, dhe është i bindur për qendrimin e Ibrës!

Ngecja shpresohet të ketë marrë fund, ndërsa ka edhe një mundësi për të shtuar pikë këtë mbrëmje. Milani luan në orën 18:45 në “San Siro” ndaj Udinezes, dhe trajneri Stefano Pioli është i bindur se ekipi i tij mund të bëjë gjithçka këtë sezon të Serisë A. “Me lojtarët e mi gjithçka mund të arrihet, – thotë Pioli, – gjithsesi, duhet të vrapojmë dhe të mbajmë të lartë nivelin teknik dhe përqëndrimin. Nuk jemi të lodhur”. Mungesat për kuqezinjtë janë 3, Kjer, Benaser dhe Ibrahimoviç. Trajneri ka besim se Zllatani do të vazhdojë edhe një sezon tjetër pavarësisht moshës 40-vjeçare dhe dëmtimeve. “Sipas mendimit tim, Ibra nuk do të largohet”, – thotë Pioli. Milani ka 56 pikë në 26 ndeshje, ndërsa Interi ka 54 në 25, me Napolin që ka gjithashtu 54 pikë në 26 ndeshje.

Sfidanti.al