Njëri nga yjet kryesorë të ekipit nuk ka mundur të jetë në ndeshjet në shtëpi. Kajri Irving është i pavaksinuar, ndaj edhe ka qenë i ndaluar për të luajtur në Arenën e Bruklin Netsave në Nju Jork. Shteti amerikan ka rregulla të forta për njerëzit e pavaksinuar, pra që nuk mund të shkojnë në aktivitete sportive e kulturore, ndërsa këto rregulla mbeten ende në fuqi. Gjithsesi, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Erik Adams, shprehu optimizëm që kufizimet mund të hiqen shpejt, dhe kjo mund të bëjë që Irvingu të jetë lojtar i Netsave në kohë të plotë. Deri tani, ai ka luajtur vetëm jashtë Nju Jorkut.
Sfidanti.al