Interi do ta merrte Lukakun vetëm për të “aktivizuar” Lautaron!

Të dy sulmuesit që ishin vjet në çift, këtë sezon ndodhen në krizë. Romelu Lukaku tek Çelsi dhe Lautaro Martinez tek Interi nuk po shënojnë dot gola, dhe janë bërë problem për ekipet e tyre. Ndërkaq, belgu ka lënë të nënkuptojë se mund të largohet nga Blutë e Londrës, ndërsa mediat theksojnë se nuk përjashtohet një kthim tek Interi. Lukaku ka realizuar kontakte me palën zikaltër, madje është i gatshëm të ulë rrogën. Difereca mes asaj që mund t’i japin në Itali, dhe asaj që merr në Angli është tepër e madhe. Nga ana tjetër, milanezët nuk mund të shpenzonin shumë për t’i marrë kartonin, të cilin e shitën 115 milionë euro. Variant i vetëm mbetet huazimi. Sidoqoftë, tek Interi mund të mendojnë për ta marrë Lukakun sepse ai mund të “aktivizonte” Lautaron, pra kjo dyshe do të shënonte sërish gola, ndonëse planet janë për Skamakën, me rrogë më të vogël dhe shpenzime më të pakta.

Sfidanti.al