Laburistët duan t’i marrin Çelsin Abramoviçit, por si mund të bëhet?!

Nga opozita deklarohet se duhen marrë masa ndaj Rusisë dhe agresionit të saj në Ukrainë, dhe njëri prej njerëzve që duhet të goditet është Roman Abramoviç. Miliarderi ruso-hebre cilësohet si njeri i besuar i Vladimir Putinit, dhe Partia Laburiste ka kërkuar në parlament që t’i “ngrijnë” aksionet dhe pasuritë, për shkak se ai ka përdorur korrupsionin për të blerë ndikim politik. Sipas opozitës, ka dokumenta që provojnë lidhjen e tij me Putinin dhe aktivitetin korruptiv. Një goditje e tillë do të bënte që Abramoviçi të mos e mbante dot klubin e Çelsit. Laburistët akuzuan qeverinë e kryeministrit Xhonson se prej 3 vjetësh nuk reagon pavarësisht nga faktet.

Sfidanti.al