Jemi ne kohe zgjedhjesh, jo si heret e tjera. Tashme ka edhe nje aktor te rendesishem në lojë, më në fund do thoja. Drejtesia. Aq e atakuar dhe aq e dyshuar ne publikun e gjere, sa merreni me mend se në çfare derexheje jemi katandisur ne, komuniteti i futbollit. Mjafton çfaredolloj vendimi nga gjykatat, të kuptojmë apo ta dime se ata e dine qe ne ekzistojme, se do i harxhojne pak kohe dhe leter edhe për mjeranët e topit ..
Dhe te gjithe jemi me syte dhe veshet nga gjyakata e Tiranes dhe jo vetem. A e dini pse kete rradhe eshte keshtu? Sepse nuk shikojme zgjidhje, sepse nuk ka zgjedhje. Shikoni kandidatet per anetare te komitetit ekzekutiv te FSHF, nje listë-pritje për të futur dorën në kallupin 20 vjeçar të allçirit nga ku del kartoni jeshil. Jane vetem 12 kantidate per 10 vende,( e ngushtë si Superliga me 10 dhe jo me 20 ekipe) dhe te gjithe keta, edhe të vjetërit, ata që s’shkulen dhe të rinjtë që kanë zellin të ngulen, kanë marrë bekimin që të luftojnë për “pavaresinë” e Dukës, se ajo e futbollit do shumë kohë të fitohet..
Shikoni kantidatet per President te FSHF-së: njëri ( Starova) është tamam shkesi që ia solli si “Kalin e Trojës” futbollit këtë president-sulltan, mu 20 vite më parë,kurse tjetri, Shakohoxha, që interpretoi misionin e pamundur në mikrofon dhe nw ekran…të kuronte imazhin e kryemëkatarit , me një pathos prej bufoni mediatik . Dhe kundër kujt? Një presidenti-baba, që kush më mirë se dy kandidatët e dinë skemën: gjoja po luan me top, por në fakt..po i bie me top ..
Edi Dani