Sot është rekordmeni për ndeshjet pa pësuar gol, me 209 të tilla, ndërsa kaloi Oliver Kahnin në 2021, që kishte arritur në 196. Manuel Nojeri është një “hajmali” për Bajernin e Mynihut dhe ish-trajneri Feliks Magat, thotë se ai është lojtari më i rëndësishëm i skuadrës. “Është një fat që futbolli gjerman ka Nojerin, – tha ai, – Ter Shtegen është i shkëlqyer gjithashtu, por nuk e ka karizmën e Nojerit. Mendoj se Bajerni do të ndjejë më shumë largimin e Nojerit, kur ai të mbyllë karrierën, sesa atë të Levandovskit”.
Sfidanti.al