Qetësia e Realit, mos do të thotë se ka akord me Mbapenë?!

Drejtori i përgjithshëm i Bajernit, Oliver Kahn, ishte i fundit nga zërat autoritarë që thonë se Kilian Mbape dhe Reali i Madridit kanë arritur tashmë një marrëveshje dhe se francezi do të jetë lojtar i spanjollëve sezonin e ardhshëm. Natyrisht, Kahni nuk mund të japë fakte, por një njeri i tillë nuk mund të mos jetë i informuar. E përditshmja “Marka” i referohet këtyre zërave, ndërsa thekson se në klubin “mbretëror” ka qetësi absolute, as veprime apo lëvizje në drejtim të Mbapesë. “Reali nuk dëshiron që të krijojë presion për futbollistin, – shkruhet, – përtej presioneve të PSG-së, ndonjëherë të tepruara, Reali nuk ka vepruar”. Ndoshta kjo qetësi do të thotë pikërisht se mes palëve është arritur marrëveshja, ndonëse vetë Mbape ka deklaruar se nuk ka ndërmend të flasë tani për të ardhmen, se nuk ka nënshkruar asgjë me Realin dhe se dëshiron të fitojë gjithçka me PSG-në.

Sfidanti.al