Trajneri i Liverpulit e di mirë se skuadra e tij mund t’ia dalë në Premier Ligë, por gjithashtu e ka të qartë se Mançester Siti mbetet favorit. Të kuqtë janë 6 pikë prapa “Qytetarëve”, kanë një ndeshje në “dorë”, atë të sotmen ndaj Lids Junajtidit në “Anfild” në orën 20:45. Gjithsesi, epërsia e kampionëve do të mbetet edhe në rast fitoreje, ndërsa përballja direkte në prill do të jetë në “Etihad”, pra në shtëpinë e Sitit. “Unë e kuptoj se njerëzit kanë shpresa, – tha Klopi në prag të ndeshjes, – kjo është gjë e mirë. Siti nuk është krejtësisht i paarritshëm, por është një situatë shumë delikate. Unë nuk mendoj asnjë sekondë për titullin. Do të na duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet tona për të pasur shanse për të fituar kampionatin”. Siti ka 63 pikë në 26 ndeshje, ndërsa Liverpuli ka 57 në 25.
Sfidanti.al