A do të pranojë Ibra rinovim tek Milani me rrogë tri herë më të vogël?!

Sot fiton 7 milionë euro, ndërsa nëse do të qendrojë për sezonin e ardhshëm, nuk besohet të marrë më shumë se 2.5 milionë. Ulja që parashikon Milani për Zllatan Ibrahimoviçin është vërtet e jashtëzakonshme duke pasur parasysh emrin e këtij lojtari, dhe nuk dihet nëse legjenda suedeze do të pranojë. Në moshën 40-vjeçare (do të jetë 41 në 3 tetor), Ibrahimoviç dëshiron ende të vazhdojë në nivele të larta, saktësisht tek Milani në Serinë A, ndërsa ulja e trefishtë mund të ndikojë në përgjigjen e tij. Klubi italian thuhet se ka llogaritur dëmtimet e shpeshta të futbollistit, që ka luajtur vetëm 15 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 8 gola.

Sfidanti.al