Pas plot një muaji mungese, sulmuesi kryesor i Borusias do të kthehet në ekip dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen tepër të vështirë dhe përcaktuese në Skoci në Ligën e Europës. Dortmundi ia ka dalë në një farë mënyre të mbetet në gjurmët e Bajernit në Bundesligë (-6 pikë larg kreut), por humbja e rëndë 2-4 në “Signal Iduna Park” në ndeshjen e parë të raundit të dytë ndaj Gllazgou Rejnxhërist, mund të cilësohet thuajse eleminim i qartë. Shpresa gjithsesi mbetet, sepse Erling Halandi do të jetë në ekip, edhe pse do të duhet të shënohen 2 gola e të mos pësohet asnjë për të shkuar të paktën në shtesë. Media gjermane, “Revier Sport” shkruan se trajneri Roze shpreson që norvegjezi 21-vjeçar të jetë gati për të enjten në darkë.
Sfidanti.al