Dibala jashtë, Juventusi luan ndaj Vijarrealit me dyshen Vlahoviç-Morata

Trajneri Masimiliano Alegri nuk ka dyshime dhe po ashtu ndihet optimist. Juventusi vërtet barazoi në derbin me Torinon në Serinë A, dhe pati kritika se sërish po shënohet pak, por tekniku i “zebrave” e sheh me shpresë të ardhmen e sezonit. “Luajmë për fitore edhe në Champions, edhe në Serinë A, – thotë ai, – që kur kanë ardhur Vlahoviç dhe Zakaria jemi më të mirë. Në sulm ndaj Vijarrealit do të luajnë Alvaro dhe Dushani, por të mos e ngarkojmë Vlahoviçin me shumë përgjegjësi”. Paulo Dibala nuk luan këtë herë, po ashtu Kielini, Rugani dhe Bernardeski, por po ashtu Kieza. Maksimumi për Bonuçin dhe Pelegrinin mund të jetë stoli. “Shanset janë 50 me 50, – thotë Alegri, – Vijarreali vjen nga periudhë e mirë dhe ka trajner shumë të zot. Duhet të jemi në maksimum, por kualifikimi nuk vendoset nga kjo ndeshje”.

Sfidanti.al