Pritej të ishte një finale e tillë dhe kështu ndodhi. Dy ekipet më të mirë të Spanjës, dhe për momentin dy më të mirët e Euroligës, përplasën “brirët” në Pallatin e Sportit në Granadë, e fitues në Kupën e Mbretit në basketboll doli sërish Barcelona. Katalanasit triumfuan pas një El Klasiko të vështirë, por shumë të bukur, me shifrat e ulëta 64-59. Malazezi Nikola Mirotiç, i natyralizuar si spanjoll, udhëhoqi Barçën me 19 pikë dhe me notën 30 në vlerësim. Në prani të gati 7 000 spektatorëve, Reali bëri një nisje të jashtëzakonshme duke fituar periudhën e parë 19-5 (!!!) Barcelona reagoi dhe shkurtoi gradualisht diferencën në 11 pikë në pushim të ndeshjes, në 5 pikë në fund të periudhës së tretë, për të kaluar në +5 në fund. Jokubaitis shënoi 12 pikë ardhur nga stoli, po ashtu Dejvis 10 pikë po nga stoli, ndërsa Sanli shtoi 9 pikë. Kjo ishte kupa e 27-të e Mbretit për Barcelonën, që iu afrua Realit që ka 28. Për katalanasit ishte e dyta radhazi dhe e katërta në 5 vitet e fundit.
Sfidanti.al