Champions: Pesë krisma në Lisbonë nga Mançester Sitit!

Kryendeshja e mbrëmjes ishte ajo që luhej në “Parkun e Princave”, veçse disa qindra kilometra më në jugperëndim ishte në fushë një skuadër që mund të jetë më e fortë sesa të dyja ato që u përballën në kryeqytetin e Francës. Mançester Siti dërrmoi Sportingun e Lisbonës në Portugali me shifrat 5-0 dhe praktikisht u kualifikua për në çerekfinale, ku do të presë rivalin e radhës. Për të besuarit e trajnerit Pep Guardiola shënuan Rijad Mahrez në 7’, Bernardo Silva në 17’, Fil Foden në 32’, sërish Bernardo Silva në 44’ dhe Rahim Stërling në 58’. Epërsia ishte më tepër se e plotë, ndërsa Guardiola ka luksin të hedhë në fushë nga stoli lojtarë si Gyndogan, Fernandinjo apo Zinçenko, edhe pse Siti kishte mungesa. “Jam i lumtur që shënova në qytetin tim të lindjes, – tha Bernardo Silva më pas, – një paraqitje shumë e mirë nga ekipi. Ne patëm edhe fat, por kur fiton 5-0 jashtë fushë është gjithnjë një paraqitje e madhe”.

Mançester Siti (4-3-3): Ederson, Kanselo, Dias, Laporte (Ejk 85’), Stouns (Zinçenko 62’), Bernardo Silva (Delap 85’), Rodri Hernandez (Fernandinjo 73’), De Brujn, Mahrez, Foden (Gyndogan 61’), Stërling.

Sfidanti.al