Magjiku Mbape nokauton Realin me një gol prej katalogut të Mesit!

Pak përpara golit, transmetimi direkt me shkrim i ndeshjes nga e përditshmja “Marka” komentoi kështu: Ndeshja e fundit e Paris SG u zgjidh nga Mbape, 1-0, me gol në minutën e 93-të! Sikur e parandjeu, sepse superylli me numrin 7 shënoi edhe golin e fitores të PSG-së ndaj Realit, një sukses i madh edhe pse minimal në duelin e raundit të dytë të Championsit. Goli i kampionit të botës (94′) ishte prej Mesi pasi dribloi Lukas Vaskezin e Militaon dhe shënoi në diagonal. Një përballje e vështirë, por totalisht e merituar fitorja e francezëve që më në fund u shfaqën si një skuadër e madhe, edhe pse Mesi humbi penallti në 62’, pas pritjes së Kurtuasë.

PSG dominoi në mënyrë të qartë e ndoshta të papritur, ndërsa shumëkush mbante mend skuadrën që u dominua nga Bajerni sezonin e kaluar, pavarësisht se u kualifikua. Vendasit patën shumë më tepër gjuajtje drejt portës, po ashtu patën dominimin e topit, sunduan mesfushën me presionin e madh të Paredesit e Verratit ndaj Krosit e Modriçit, ndërsa Kilian Mbape ishte më i miri lojtar në fushë, duke shpërthyer mbrojtjen spanjolle. Ai fitoi edhe penalltinë, të cilën e humbi Mesi. Në toal, PSG gjuajti 22 herë, 8 herë në portë, ndërsa Reali pati gjithsej 3 gjuajtje dhe asnjë në kuadrat! Kornet ishin 7-1, zotërimi i topit 57-43.

Paris SG(4-3-3): Donaruma, Hakimi, Markinjos, Kimpembe, Nunjo Mendes, Danilo (Geje 87′), Paredes, Verrati, Di Maria (Nejmar 73’), Mesi, Mbape.

Real Madrid (4-3-3): Kurtua, Karvahal (Lukas Vaskez 72’), Militao, Alaba, Mendi, Kros, Kasemiro, Modriç (Valverde 82′), Asensio (Rodrigo 72’), Benzema (Bejl 88′), Vinisius.

Sfidanti.al