Hënesi “i shkul veshin” Kahnit për sistemin plej of në Bundesligë!

Do të ketë ndryshim rregulli apo jo, kjo mbetet pyetja, ndërsa rregullat që diskutohen për t’u ndryshuar në Gjermani janë dy. Më herët është folur për ndryshimin e sistemit të zotërimit të shumicës (së thjeshtë) të aksioneve të klubeve nga tifozët, në favor të Abramoviçëve apo sheikëve, si dhe të miliarderëve nga SHBA, ndërsa tani po flitet për të futur sistemin e plej ofit në Bundesligë.

Që të dyja mund të quhen goditje për dominimin e Bajernit, të paktën për atë që do ta vendoste më shumë në diskutim fitimin radhazi të titujve nga bavarezët. Gjithsesi, Bajerni ka dhënë sinjale se është dakord, veçse për plej ofin ka një kundërshtim të fuqishëm. Ky njeri që kundështoi opinionin e anëtarit të bordit, Oliver Kahn, është legjenda Uli Hënes. “Kahni ka thënë se është mirë të ketë plej of, – tha ish-presidenti, – por, ky është mendimi i tij. Plej ofi është kundër Bajernit dhe shkatërron frymën e kampionatit në Gjermani. Kush kryeson pas 34 javëve, duhet të shpallet kampion”.

Sfidanti.al