Presidenti Zhoan Laporta nuk e deshi aspak në ekip pas “numrave” që sulmuesi francez dhe agjenti i tij bënë gjatë janarit. Usman Dembele u cilësua si “I padëshirueshëm” tek Barcelona, një “non grata”, por trajneri Ksavi Hernandez ka mendim tjetër. “Dembele është një nga lojtarët e ekipit, – tha ai në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Espanjolit në kampionat, – padyshim që do të na ndihmojë. Kjo temë është e mbyllur, dhe do të vendos se kur do ta aktivizoj. Doja që Dembele të luante që në ndeshjen ndaj Atletikos, por rrethanat erdhën në mënyrë të tillë që nuk munda”. Edhe nga ana e futbollistit pretendohet që polemika është mbyllur, ndërsa Ksavi ka aq shumë autoritet sa që të përballojë edhe mosmarrëveshje të tilla me Laportën
Sfidanti.al