Frymëzimi i Tompsonit i dha fitoren Golden Stejtit ndaj Lejkërsave dhe Lebronit

“Mjaftoje që të shikoje pamjen e fytyrës së tij, hapin e tij dhe e kuptoje atë që do të ndodhte”. Kështu tha trajneri Stiv Kerr, pasi Golden Stejt Uorriors mundi Lejkërsat 117-115 në San Francisko për të arritur një nga fitoret më të rëndësishme të sezonit. Përballë treshes së madhe Lebron-Dejvis-Uestbruk, u vunë vëllezërit “Splesh”, nga të cilët më shumë këtë herë shkëlqeu Klej Tompsoni. Kapiteni i Golden Stejtit pati 33 pikë nga të cilat 16 në periudhën e fundit, dhe kjo është shifra më e lartë që kur u kthye nga dëmtimi. Stef Kërri shënoi 24 pikë, kapi 5 topa në tabela e shërbeu 8 asistë, ndërsa për ish-kampionët ishin mirë edhe Uigins (19 pikë), Kaminga (18) apo Pul (11). Tek Lejkërsat, Lebron Xhejmsi bëri detyrën me 26 pikë, 15 topa në tabela e 8 asistë, por gaboi për tri pikë dhe në gjuajtjet e lira. Golden Stejti është i dyti në Perëndim (42 fitore, 15 humbje), ndërsa Lejkërsat janë në vend të 9-të gjithashtu në Perëndim (26-31).

Sfidanti.al