Braziliani u kthye në stërvitje plotësisht me shokët (siç e tregon fotoja), por gjithsesi kur erdhi puna tek ndeshja e kampionatit ndaj Renës, trajneri Poçetino e la jashtë. Nejmar është në dyshim të madh nëse mund të grumbullohet për Paris SG në sfidën e mesjavës së ardhshme ndaj Realit të Madridit në Champions, dhe kjo sepse nuk ka asnjë minutë në fushë që nga nëntori i vitit të kaluar kur u dëmtua. Ai mund të vazhdojë të stërvitet, por një futbollist krejt i patestuar me ritmin e ndeshjeve është një rrezik i madh për vetë shëndetin e tij. Edhe Sergio Ramos mbetet jashtë PSG-së, dhe nuk ishte i grumbulluar për Renën.
Sfidanti.al