Një dialog disi i pazakontë mes dy njerëzve të futbollit, tamam këto ditë tërbimi kur topin herë e “mbushin” me tritol dhe herë e dërgojnë me “pranga”në portat e gjykatave..
Tifozi : Ç‘është gjithë kjo zallahi që bëhet për këto Shoqatat Rajonale! Ku kanë qënë këto më parë?
Gazetari: Ka edhe futbolli ditën kur ringjallen të “ vdekurit” dhe kjo ndodh çdo 4 vite, kur loja bëhet jo ne stadiume, por ne salla te mbyllura, nuk luhet me topin, por me votën
Tifozi : Shiko , shiko çfarë skeme, të “vdekurit” votojnë për të gjallët?
Gazetari : Ringjallen me bujë një herë në 4 vite, ecin si fantazmat dhe e kanë emrin Shoqata Rajonale, por e kanë votën më të sigurt se të gjallët e Superiores dhe të Kategorisë së Parë. Janë një lloj bekimi për again e topit, sepse votojnë dhe ikin prapë tek..vendi i tyre.
Tifozi : E kisha dëgjuar, por nuk e kisha besuar kur thonin: Ky futboll që luajmë ne , është më shumë i vdekur se sa i gjallë…
Sfidanti.al