Dy muaj më parë dha një intervistë që ishte vërtet “eksplozive”, dhe një muaj më parë u detyrua të kërkonte falje. Gjithsesi, historia e Romelu Lukakut me Çelsin vazhdon të jetë “me të përpjeta”, pasi mesazhi i tij i fundit në rrjetet sociale krijoi sërish dyshime. “nuk përshtatet nëse përpiqesh ta bësh me zor”, ishin fjalët e tij në prag të finales së Kupës së Botës për klubet, ku blutë e Londrës do të ndeshen me Palmeirasin nga Brazili. Lukaku shënoi gol në gjysmëfinalen e vështirë ndaj Al Ahlit, por deri tani ka bërë shumë pak për kartonin që iu mor për 115 milionë euro. Sulmuesi belg besohet se nuk është shumë i kënaqur me trajnerin Tomas Tuhel.
Sfidanti.al