Deri një vit e gjysmë më parë ishte me Shpresat kuqezi, madje edhe me shiritin e kapitenit. Geraldo Bajrami është sot 22 vjeç dhe nuk e di nëse do ta veshë më fanelën e kombëtares, por dëshiron që karriera e tij të ngrihet edhe një herë, që nga liga amatore në Angli. Pasi luajti për ekipet e Akademisë së Birmingamit, luajti me U23 të klubit dhe huazim tek Solihull Mursat, ai kaloi tek Kiderminsteri dhe ishte pjesë e skuadrës së ligës së pestë që eci përpara në Kupën e Anglisë derisa u eleminua në raundin e katërt nga Uest Hemi. Geraldo është djalë i dy prindërve nga Kosova, që u larguan nga vendi në 1999 në kohën e luftës. Edhe pse ka lindur në Birmingam, ai ndihet shqiptar dhe i lidhur me Shqipërinë e Kosovën. Në rolin e qendërmbrojtësit, me shtatlartësinë 1.87 metra, ai shpreson që të ngjisë shkallët e futbollit anglez.
Sfidanti.al