“Sirenat” për dëmtimin e Benzemasë paskan rënë prej 2 muajsh

Për “Markën” e Madridit, lëndimi fizik i sulmuesit francez ka një histori të hershme. Karim Benzema nuk e pësoi dëmtimin thjesht në ndeshjen ndaj Elçes 23 janarin e kaluar, por sipas mediave spanjolle ky problem ka nisur prej 2 muajsh. “Benzema ka luajtur për 2 muaj në limnit, – shkruan e përditshmja, – në 1 dhjetor Benzema luajti 90 minuta ndaj Bilbaos duke shënuar golin e fitores. Ishte ndeshja e 19-të e tij nga 20 të Realit këtë sezon, dhe po ashtu ndeshja e 26-të në 109 ditë duke përfshirë edhe ato me Francën”. Kjo do të thotë gati 1 ndeshje në 4 ditë, ndërsa ka qenë në fushë për 93 për qind të minutave të mundshme me Realin. Në 4 dhjetor, sipas “Markës”, nisën problemet fizike duke qenë paralajmërimi i parë. Më pas, pati ndonjë pushim, ndonëse ndeshje jo të plotë, por kjo nuk e ndihmoi që të shmangte dëmtimin dhe tani rrezikon ndeshjen e parë ndaj Paris SG në Champions.

Sfidanti.al