Ka qenë një mesfushor shumë i rëndësishëm për Bajernin, Liverpulin, por edhe Mançester Sitin. Ditmar “Didi” Haman fitoi edhe Championsin në fushën e lojës, ndërsa në një analizë për Mançester Junajtidin bën disa kritika të forta. Duke folur për median liverpulase, “Metro”, Hamani thotë se “duket se lojtarët e Junajtidit janë tmerruar nga Kristiano Ronaldo”. Besohet se CR7 nuk ka ndihmuar që ekipi të shkojë përpara, por e ka mbajtur prapa. “Dikush duhet që këta lojtarë t’i mësojë të shkojnë në të njëjtin drejtim, – vazhdoi ai, – por, kjo nuk po ndodh. Junajtidi e ka humbur identitetin dhe kjo pengon lojtarët e rinj që kanë ardhur, siç është Sanço”.
Sfidanti.al