Pra, po flasim për vitet kur në stolin e “Old Trafordit” ishte Sër Aleks Fergusoni, ndërsa “kaçurrelsi” Antonio luante me fanelën e Juventusit. “E di se Sër Aleksi e pëlqente mënyrën sesi unë luaja futboll, – thotë sot Konte, – dhe agjenti im më tha se Mançester Junajtidi më kërkonte. Nuk e di nëse ishte e vërtetë, por kështu ishte biseda dhe ekzistoi një shans, dhe unë në atë kohë dëshiroja të provoja Premier Ligën”. Ky ishte pohimi i trajnerit të Totenhemit, ndërsa u pyet nëse Junajtidi e kërkoi dhe e priti si trajner përpara sesa të shkonte në Londër. Për momentin, italiani është i përqëndruar në Premier Ligë, ku Totenhemi synon vendin e katërt dhe i ka mundësitë reale, ndërsa ka një ecuri shumë të mirë që kur në stol u ul ish-trajneri i Interit, që doli kampion me Çelsin, me Juventusin dhe pikërisht me zikaltërit.
Sfidanti.al