Ishin jo pak, por rreth 500 ultras në Formelo, dhe pavarësisht se protesta e tyre ishte e qetë në mënyrën sesi shkoi, përmbajtja ishte tepër e ashpër. Tifozët dolën kundër presidenti Lotito dhe kundër drejtorit sportiv, Igli Tare, duke i akuzuar se nuk po bënin sa duhet që skuadra të pretendonte për majat. Vetëm dy blerje “të vogla” në janar, ndërsa Lotito ka 18 vjet në detyrë dhe është fituar ndonjë kupë apo superkupë, por shumë rrallë është arritur në Champions. Si “paketë” me presidentin është edhe Tare, krahu i tij i djathtë, ndërsa për trajnerin Mauricio Sarri nuk pati sharje dhe kontestime. Këto ditë, Sarri dhe Tare janë në konflikt të hapur dhe thuhet se trajneri ka dhënë ultimatumin “ose unë, ose ai”.
Sfidanti.al