Quhet Bamlak Tesema, gjyqtar që shkëlqeu në gjysmëfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës në Kamerun. Tesema ktheu mbrapsht dy vendime për penallti, duke u këshilluar edhe me VAR-in, dhe tifozët kudo po e lavdërojnë dhe po thonë se ai mori vendimet e duhura. Njëri moment ishte kur u duk se portieri i Burkina Fasos goditi lojtarin e Senegalit, Kujate, por pastaj arbitri dalloi se portieri Kofi kishte goditur topin, dhe pastaj ishte përplasur me lojtarin. Tifozët në rrjetet sociale e lavdëruan arbitrin dhe thanë se gjyqtarët edhe në ligat më të mëdha europiane duhet të marrin mësim prej tij. Senegali fitoi 3-1 dhe u kualifikua për në finalen e Kupës së Afrikës dhe Sadio Mane ishte një nga protagonistët duke shënuar gol.
Sfidanti.al