NBA, Rasëll Uestbruk po i afrohet të madhit Uilt Çembërlen

Me 38 pikët e tij vendosi fatin e ndeshjes së Oklahomës ndaj Nju Jorkut, dhe po ashtu me “tripëll dabëllin” e radhës ndihmoi veten që t’i afrohej një legjende të NBA-së. Rasëll Uestbruk realizoi “tripëll dabëllin” e 27-të të sezonit, vetëm 4 më pak sesa i madhi Uilti Çembërlen. Një nga shënuesit më të mirë të basketbollit amerikan, i vetmi që ka realizuar 100 pikë në një ndeshje të NBA-së, mbërriti në 31 “tripëll dabëlla” në 1967-1968, shifër që normalisht duhet të kalohet nga Uestbruku ku duhen ende 25 ndeshje deri në përfundim të sezonit. Sfida më e madhe për yllin e Oklahomës është që të kalojë rekordin e kampionatit, me 41 “tripëll dabëll” vendosur nga i jashtëzakonshmi Oskar Robertson me 41 të tillë 55 vjet më parë.

Në suksesin 116-105 ndaj Nju Jorkut, Rasëll realizoi 38 pikë, kapi 14 topa në tabela dhe shërbeu 12 asistë, duke vazhduar me mesataren prej “tripëll dabëlli” në gjithë sezonin. Ai ka 31.1 pikë për ndeshje, 10.5 topa në tabela për ndeshje, ndërsa duhet të sforcohet pak për asistet sepse është në nivelin 10.1 për takim. Oklahoma mbetet në vendin e 7-të në Konferencën Perëndimore, thuajse e sigurt se do të jetë në plej of, ndonëse Uestrbuk do të donte që ekipi i tij të ngjitej të paktën në vendin e pestë.

Sfidanti.al