Ishte një nga ato fitore që meritojnë të quhen të jashtëzakonshme. Denver Nagets triumfoi thellësisht në fushën e kampionëve të Miluokit me shifrat 136-100, duke treguar plotësisht kredencialet për titull. Suksesi merr më shumë vlera kur mendon se në fushë ishte më i miri i vendasve, dhe më i miri i Finaleve të NBA-së sezonin e kaluar, Janis Adetokumbo. Greku me origjinë afrikane e humbi duelin e madh me liderin e miqve, Nikola Jokiç. Jokiç pati një superndeshje, edhe pse nuk arriti dot tripëll dabëllin, vetëm për një top më pak të kapur në tabelë. Talenti i madh nga Serbia shëoi 18 pikë, shërbeu 15 asistë duke barazuar rekordine e karrierës në NBA, kapi 9 topa në tabela, vodhi 3 topa e bllokoi një gjuajtje.
Ai pati realizimin e jashtëzakonshëm 78% në gjuajtjet nga loja, 50% për tri pikë dhe 100% nga vija e gjuajtjeve të lira, dhe gjithçka u realizua në vetëm 28 minuta në parket. Aron Gordon shënoi 24 pikë për Denverin, dhe kapi 7 topa në tabela, ndërsa Morris shtoi 18 pikë, Barton 15, Forbs 14 dhe Hajland 13. Adetokumbo shënoi 29 pikë për vendasit dhe kapi 9 topa në tabela, por gaboi shpesh në gjuajtje dhe mori një vlerësim të dobët. Ekipi nga Kolorado nuk e pati problem që i munguan 4 lojtarë, mes të cilëve Xhamal Marrej, Kouzins apo Majkëll Porter, ndërsa Miluoki kishte vetëm dy lojtarë mangut. Denveri është në vendin e pestë në Perëndim, baraz me të katërtin dhe ka ambicie për të synuar titullin.
Sfidanti.al