E shoqja e Xhekos: Lagjja jonë në Milano është bërë pak si jugosllave!

Ka qenë shumë mirë në Romë, padyshim, i rrethuar nga dashuria e tifozëve verdhekuq. Gjithsesi, në Milano ka një ndryshim dhe jo vetëm sepse Edin Xheko dhe familja e tij mund të shëtisin në këmbë nëpër rrugët e qytetit. Siç thotë e shoqja Amra, ka edhe faktor tjetër që ndikon, ai që tek Interi luajnë disa lojtarë nga ish-Jugosllavia. Aa janë Aleksandar Kolarov, Ivan Perishiç, Marcelo Brozoviç dhe Samir Handanoviç. Kolarovi është serb, Perishiç e Brozoviç janë kroatë dhe Handanoviçi është slloven, ndërsa vetë Xheko është boshnjak. “Lagjja ku ne banojmë është pak si jugosllave, – thotë Amra, – sepse ne banojmë pranë e pranë”. Xhekos i pëlqen shumë ambient në dhomën e zhveshjes së Interit, pasi duket se ka harmoni të madhe.

Sfidanti.al