Bajerni merr tjetër goditje, Gorecka nuk dihet kur kthehet në fushë

Mesfushori i kombëtares gjermane ka një dëmtim në gju, dhe sipas lajmeve nga Mynihu, klubi duhet të tregohet shumë i kujdesshëm dhe të mos nxitohet për të. Me gjasë, Leon Gorecka do të humbasë ndeshjen e parë të turit të dytë të Championsit ndaj Salcburgut muajin e ardhshëm, dhe disa ndeshje në sezon në Gjermani. Po ashtu, ekziston shqetësimi se një problem i tillë në gju mund ta shqetësojë Goreckën edhe në vitet më pas. Trajneri Nagelsman duhet të vendosë Xhoshua Kimihun në rolin e 26-vjeçarit, ndërsa Toliso, Roka e Zabicer do të kenë shansin të tregojnë vlerat e tyre.

Sfidanti.al