Reali synon të “plaçkisë” Bajernin, çfarë pritet për Gnabrinë, Zylen apo Tolisonë!

Që në Madrid i kanë pëlqyer gjermanët kjo dihet, që nga koha e Uli Shtilikes dhe për të ardhur tek Toni Kros që vazhdon të dirigjojë mesfushën në “Bernabeu” bashkë me Luka Modriçin. Gjithsesi, këtë herë Reali duket se ka pretendime dhe orekse shumë më të mëdha se më parë, pasi sipas mediave bavareze synohen të merren 3 lojtarë nga Mynihu. Faqet onlajn (online) pranë klubit të “Zebener Shtrases” shkruajnë se në shënjestër të presidentit Florentino Perez qenkan Serg Gnabri, Niklas Zyle dhe Korenten Toliso. Gnabri, 26-vjeçar, ende nuk ka rinovuar kontratën në “Alianc Arenë” ndonëse po bisedon, ndërsa Niklas Zyle pritet të largohet pasi bisedimet dështuan, pra ai mund të shkojë në Madrid me parametër zero. Toliso ndërkaq e ka rinovuar kontratën. Në verë, Reali mori David Alabën gjithashtu me kosto zero.

Sfidanti.al