Salah vendos Egjiptin mbi Liverpulin: Trofeu në kombëtare, më i madhi!

Ekipi i tij përfaqësues e pati tepër të vështirë kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Afrikës, por gjithsesi ia doli. Mohamed Salah shënoi penalltinë vendimtare, kur u gjuajtën 11-metërshat ndaj Bregut të Fildishtë, ndërsa “faraonët” do të kenë përballë Marokun në çerekfinale. Salah do të donte që të fitonte titullin me Egjiptin, sidomos pasi humbi finalen në 2017. “Dëshira ime më e madhe është që të fitoj me kombëtaren, – tha ai më pas, – unë dua të fitoj diçka. Është vendi im. Ky trofe do të ishte krejtësisht i ndryshëm nga të tjerët, do të ishte më pranë zemrës. Në 2017 nuk patëm fat, shpresojmë t’ia dalim tani”.

Sfidanti.al