Nejmar nis vrapin dhe shënjestron kthimin ndaj Realit në Champions

E mërkurë e bekuar për brazilianin e Paris SG, që ka dy muaj pa e parë fushën e futbollit siç duhet ta shohë një lojtar normal. Pas dëmtimit në gjurin e majtë, Nejmar pati periudhën e riaftësimit, me ushtrime, me fizioterapi dhe me palestër, ndërsa më në fund ditën e djeshme nisi të vraponte në fushë. Këtë e lajmëroi PSG në një komunikatë duke njoftuar se braziliani ka nisur riaftësimin në terrenin me bar. Që nga 24 nëntori, kur u dëmtua në ndeshjen ndaj Sent Etienit, kapiteni i Brazilit ka vuajtur shumë, por ekzistojnë gjasat që ai të jetë gati për sfidën e madhe në Champions ndaj Realit. Dueli i parë me madrilenët ështënë 15 shkurt, pra Nejmari ka edhe rreth 3 javë kohë (20 ditë) për të qenë në gjendje që të grumbullohet.

Sfidanti.al