Tenisti rus i ka bërë një vlerësim të lartë rivalit të tij që nuk mundi të mbronte titullin në Melburn. Danil Medvedev fitoi me përmbysje ndaj kanadezit Feliks Ozhe Aliasimë, 3-2 me sete, ndërsa u ndodh në vështirësi të madhe. Rusi, kampion në US Open, përballoi një ndeshje shumë të fortë çerekfinale ku u detyrua të luante 4 orë e 42 minuta në sfidën e Australian Openit. Setet ishin 6-7, 3-6, 7-6, 7-5, 6-4. “Unë nuk isha në nivelin tim më të mirë, – pranoi ai, – Feliksi po luante në mënyrë të pabesueshme. Nuk po dija se çfarë të bëja. Nuk di nëse do ta pëlqeni apo jo, por i thashë vetes se “çfarë do të bënte Novaku (Gjokoviç) në një situatë të tillë?”. Thashë me vete se do të përpiqem që t’ia dal dhe ia arrita”.
Sfidanti.al