Vendasit nuk ngushtuan dot diferencën me kreun dhe mbetën 4 pikë prapa Interit, duke pasur edhe një ndeshje më shumë të luajtur. Aspak gjë e mirë, por sidoqoftë një barazim me Juventusin, qoftë edhe në “San Siro” është rezultat që pranohet. Ajo që nuk pranohet, dhe që nuk kënaqi aspak, ishte paraqitja pa emocione nga të dyja skuadrat në një derbi me emër të madh, por që krijoi një ndeshje të vogël. Juventusi arriti rezultatin e 9-të pozitiv radhazi, do të thotë pa humbje, por mbeti sërish 1 pikë larg zonës Champions, prapa vendit të katërt që e mban Atalanta që ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Vetëm dy raste pati në pjesën e parë, nga një për çdo ekip, ndërsa pas pushimit rrezikoi vetëm Morata. Milani humbi më shumë sepse që në minutën e 28-të doli nga loja Ibrahimoviç i dëmtuar. “Duke pasur parasysh sesi e kemi nisur kampionatin, jam i rëndësishëm me pozicionin që kemi tani në renditje, – tha trajneri juventin, Alegri, – Milani është vetëm 7 pikë larg. Për mua ishte ndeshje e bukur, por fusha i prishi punë të dyja skuadrave”.
Sfidanti.al