Ishte sërish një “rreze dielli” për ekipin e tij, edhe pse kundërshtari këtë herë qëlloi shumë i fortë, apo ndoshta edhe pak me fat. Nedim Bajrami shkëlqeu edhe një herë tjetër në radhët e Empolit duke shënuar gol, ndërsa toskanët vuajtën 13 minuta në të cilat kryeqytetasit shënuan katër gola për fitoren 4-0. U kujtua sfida e paharruar e kampionatit shqiptar, 17 Nëntori-Labinoti në 1984, kur kryeqytetasit shënonin pikërisht 4 gola në 13 minuta në pjesën e dytë, veçse atëherë Minga, Kola e Muça përmbysnin rezultatin nga 0-2 në 4-2.
Duke u kthyer tek Bajrami dhe tek Empoli-Roma, duhet thënë se mesfushori i kombëtares shqiptare shënoi për 2-4, ndërsa nga mediat mori nota të mira nga 6.5 në 7. Shumë analistë habiten sesi ky lojtar vlerësohet për kartonin vetëm 7 milionë euro dhe cilësohet si një nga futbollistët më të nënvlerësuar të Serisë A. Marash Kumbulla ishte këtë herë në stol për Romën.
Sfidanti.al