Eriksen për 72 orë kthehet tek Brentfordi në Premier Ligë

Odiseja duket se përfundon pikërisht tani. Pas një karriere të ndarë më dysh, e që në fillim u duk si e ndërprerë nga sëmundja, Sven Goran Eriksen do të kthehet në futbollin profesionist. Mesfushori i Danimarkës do të jetë pjesë e Brentfordit në Premier Ligën angleze, të paktën siç informojnë mediat, dhe kjo do të ndodhë për 72 orë maksimumi, që do të thotë diku nga dita dytë e javës së ardhshme. Disa skuadra në Premier e deshën Eriksenin, por vetë lojtarit iu duk Brentfordi si më i përshtatshmi për të vazhduar me futbollin. Pritet të shihet se në çfarë gjendje do të jetë ish-ylli i Interit. Erikseni ishte në 2010 tek Ajaksi, në 2013 kaloi tek Totenhemi ku luajti deri në 2020, e më pas shkoi tek Interi. Me ekipet e klubeve ka luajtur 527 ndeshje e ka shënuar 109 gola, ndërsa me Danimarkën ka 109 ndeshje e 36 gola. Në Euro 2020, në ndeshjen ndaj Finlandës, ai pati atak në zemër dhe iu shpëtua jeta “në fijen e perit”, gjë që bëri që të ndërpriste futbollin dhe të anulonte kontratën me Interin.

Sfidanti.al