Federata Egjiptiane e Futbollit ka rinovuar kontratën e trajnerit të kombëtares, Hossam Hassan, i cili do të qëndrojë në drejtimin e “Faraonëve” deri në vitin 2030.
Hassan, 60 vjeç, mori drejtimin e kombëtares në shkurt të vitit 2024 dhe gjatë kësaj periudhe ka arritur rezultate të rëndësishme. Nën drejtimin e tij, Egjipti siguroi kualifikimin për Kupën e Botës 2026, ndërsa në Kupën e Afrikës 2026 e përfundoi turneun në vendin e katërt.

