Paris Saint-Germain po përjeton një ndryshim të madh në politikën e merkatos. Klubi francez, i njohur për investimet e mëdha në blerjen e yjeve, është shndërruar në një nga klubet që gjeneron më shumë të ardhura nga shitjet e futbollistëve.
Me transferimin e Mbaye tek Aston Villa për 60 milionë euro, që pritet të zyrtarizohet, PSG do të arrijë në 374.1 milionë euro të ardhura nga shitjet këtë verë, shifër që mund të shkojë deri në 400 milionë euro me bonuset. Kjo do ta vendoste klubin e Nasser Al-Khelaifit në krye të listës së klubeve me të ardhurat më të mëdha nga transferimet këtë verë, përpara Aston Villës me 360 milionë euro dhe Manchester City-t me 336 milionë.

